16:22 / E Hënë, 29 Maj 2023 / AR

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në takim Kurtit

Ambasadorët e QUINT-it kanë shkuar në Qeveri për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Kjo pas tensioneve në veri të vendit, raporton Indeksonline.

Mëngjesin e sotëm serbët kanë tentuar sërish të hyjnë me forcë në objektet komunale.

Lidhur me këtë ka intervenuar Policia e Kosovës, duke i ndaluar ata.