00:08 / E Martë, 31 Mars 2020 / indeksADMonline

Angela Merkel rezulton negative dhe në testin e tretë për Covid-19

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka rezultuar negative edhe në testin e tretë për Covid-19.

Megjithatë ajo do të vazhdojë të qëndrojë në karantinë edhe për disa ditë, sipas zëdhënësit Seibert.

“Testi i tretë doli sërish negative për kancelaren. Merkel do të vazhdojë të kryejë detyrat qeveritare nga shtëpia e saj në ditët e ardhshme,” tha zëdhënësi Steffen Seibert në një deklaratë.