10:34 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / indeksADMonline

Angelina Jolie, flet për herë të parë për divorcin me Brad Pitt: E bëra për fëmijët e mi

Shumë rrallë aktorja e njohur Angelina Jolie, flet lidhur me divorcin me Bradd Pittin. Pas shumë vjetësh, ajo ka zbuluar arsyen se pse mori një vendim të tillë.

Gjatë një interviste për “British Vogue” tha: “U ndava për të mirën e familjes. Ishte vendimi i duhur dhe vazhdoj të përqendrohem te mirëqenia e tyre. Disa përfituan nga heshtja ime dhe e fëmijëve, duke shitur gënjeshtra në media”.

Lidhur me fëmijët e saj thotë: “Janë gjashtë të rinj kurajozë dhe shumë të fortë”.

Nga martesa e Angelinës me Pittin, çifti pati gjashtë fëmijë, Shiloh, 12 vjeç, binjakët Knox dhe Vivienne, 11 vjeç dhe tre fëmijët e birësuar Maddox, 18 vjeç, Pax, 16 dhe Zahara, 15 vjeç.

“Me fëmijët e mi të birësuar nuk mund të flasë për shtatzëninë, por flas me shumë detaje dhe dashuri për udhëtimin e bërë për gjetjen e tyre dhe se si ishte t’i shikoje në sy për herë të parë”.

Angelina Jolie dhe Brad Pitti u martuan në gusht të vitit 2014, pas 10 vjetësh bashkë, për t’u divorcuar në shtator 2016.

Në prill të vitit 2019 ata u divorcvuan zyrtarisht, ndërsa gjashtë fëmijët jetojnë me nënën.