09:01 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / OSH

Anjeza Ibërdemaj ende në gjendje kome, 3 javë pas aksidentit që pësojë në Pejë

Më datën 2 tetor të këtij viti, Anjeza Ibërdemaj nga fshati Nabërgjan i komunës së Pejës, u godit nga një veturë e cila lëvizte me shpejtësi të madhe.

E reja nga Peja, atë ditë ishte duke u kthyer nga shkolla, shkruan IndeksOnline.

Po bëhen tash e sa ditë që ajo vazhdon të trajtohet në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi që ka marrë lëndime të rënda trupore në trup dhe kokë.

Aktualisht, Anjeza është në gjendje kome dhe po lufton për jetën e saj. Shëndeti i saj vazhdon të mbetet i njëjtë, megjithë intervenimin e mantelbardhëve specialistë. /IndeksOnline/