11:32 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ankesa e deputetes së PDK-së: Sot nuk na është matur temperatura për Covid-19

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu është ankuar se sot në Kuvendin e Kosovës nuk janë bërë matjet e temperaturave për deputetët e Kuvendit.

“Sot po mungon ekipi shëndetësor dhe ne kemi kaluar pa u mbajë temperatura në sallë”, është shprehur ajo.

Po ashtu, Musliu ka ironizuar ndaj ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili iu drejtua dje deputetes së VV-së, Fitore Pacolli, se është e infektuar me Covid-19.

 “Ai ka arritur t’i identifikojë pacientet që janë pozitiv pa pas nevojë me bo testin, kjo duhet  me u përshëndet “në thonjëza”, është shprehur ajo. /Indeksonline/