75 Mall Live Search
14:38 / E Mërkurë, 05 Gusht 2026 / MSH1

Ariana Grande tregon përse po tërhiqet nga jeta publike

Ariana Grande ka folur rreth vendimit të saj për t’u larguar nga syri i publikut, duke iu thënë fansave se “shumë gjëra mund të jenë të vërteta në të njëjtën kohë”.

Përfaqësuesit e yllit të popit konfirmuan gjatë fundjavës se ajo do të “bënte një hap prapa nga jeta publike” pas turneut të saj ‘Eternal Sunshine’ .

Ajo është tërhequr gjithashtu nga rikthimi i ardhshëm në serialin “Sunday In The Park With George”.

Gjatë koncertit të saj të parë në Çikago, Grande shfrytëzoi rastin për të “qartësuar disa gjëra”.

“Ndonjëherë, kur del një histori që nuk është drejtpërdrejt nga unë, gjërat mund të ekzagjerohen paksa, kështu që doja t’u flisja fansave të mi drejtpërdrejt sonte sepse ju dua shumë”, i tha këngëtarja audiencës.

“Njoftimi që u bë dje nuk ishte diçka reaktive apo impulsive. Ishte diçka që e kam vendosur vet. Një plan që e kisha bërë në heshtje shumë kohë më parë. Ishte një vendim që u mor nga një vend i menduar mirë dhe i fuqizuar.”

Ajo vazhdoi: “Dëgjova që fansat e mi ishin të shqetësuar se negativiteti po më prishte gjërat, por duhet të them se mund të jetë krejt e kundërta. Nuk është kështu. Dhe dua të jem shumë, shumë e qartë: shumë gjëra mund të jenë të vërteta në të njëjtën kohë.”