09:08 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Arrestohen dy hajna nga Shqipëria, thyen me forcë një kioskë, në Ferizaj

Pas punës së suksesshme operative në terren, njësiti policor ka arritur që t’i kapte në flagrancë dhe t’i arrestonte dy persona të dyshuar duke kryer veprën penale vjedhje e rëndë.

Rasti ka ndodhur me 21.01.2020 rreth orës 02:55 minuta në Ferizaj, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” , ku të dyshuarit, K.I. (m. sh. i Shqipërisë 23 vjeç) dhe i mituri (m.sh. i Shqipërisë 17 vjeç) me forcë kanë hyrë në një kioskë për të vjedhur dhe janë arrestuar nga polica.

Të dyshuarit në prani të avokatëve kanë pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarëve është shqiptuar masa e ndalimit policor 24 orë dhe pas kompletimit të lëndës, rasti procedohet me procedurë të shpejtë në gjykatë.

Personi i mitur gjithashtu është i dyshuar se më 13.01.2020 ka kryer edhe një rast vjedhjeje të rëndë në një lokal në Ferizaj, ku janë vjedhur një sasi e cigareve me vlerë 400 euro, 20 euro para të gatshme dhe mbushje telefoni në vlerë 15 euro.