18:38 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Arrestohen huliganët që sulmuan tifozët ‘Dardanë’

Pak momente më parë janë sulmuar tifozët ‘Dardanë’ në Çeki.

Indeksonline mëson se dy tifozë ‘Dardan’ janë lënduar por policia çeke ka reaguar shpejtë, duke arrestuar sulmuesit.

Numri i personave që sulmuan tifozët kosovar besohen të jenë 15 nga 20 persona.

Pak minuta më parë Indeksonline raportoi se një grup e përberë nga tifozë çek dhe serb provokuan tifozët tanë./Indeksonline/