10:19 / E Enjte, 18 Korrik 2019

Arrestohen turku dhe shqiptarja për transplantim të kundërligjshëm të organeve dhe qelizave

Njësiti i hetimeve të Departamenti për Krime të Rënda i Policisë së Kosovës, në Prishtinë ka arrestuar dy të dyshuar, një mashkull turk dhe një femër shtetase e Shqipërisë.

Të dyshuarit janë arrestuar  nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer transplantim të kundërligjshëm dhe trafikim të organeve e qelizave njerëzore.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/