17:48 / E Premte, 16 Prill 2021 / OSH

Arrestohet hajni në Fushë Kosovë, dyshohet për disa vjedhje të rënda

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë. Ai dyshohet për disa vjedhje të rënda.

Rastet e vjedhjeve besohet të kenë ndodhur në lokacione të ndryshme, kryesisht në Prishtinë.

Në lidhje me këtë Indeksonline ka kontaktuar me zëdhënësen e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Njësitet policore të stacionit Qendra në Pishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për për disa vjedhjeve të rënda.”

“Rastet kanë ndodhë në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.”

“Puna e hetuesve të stacionit policor Qendra,  është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative të ndërrmarra, në një lokacion në Fushë Kosovë, kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar: – R.B . mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.”

“Personi i dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, u shprehë Ahmeti./Indeksonline/