75 Mall Live Search
09:48 / E Enjte, 06 Gusht 2026 / KV

Arrestohet i dyshuari për therjen me thikë në Hajvali, dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për një rast të lëndimit të rëndë trupor që kishte ndodhur, më 16 korrik në Hajvali të Prishtinës.

Sipas policisë, i dyshuari u arrestua më 5 gusht, pas hetimeve të zhvilluara, nën dyshimin se kishte therur me thikë një mashkull kosovar.

Pas intervistimit në prani të avokatit dhe në konsultim me prokurorin, i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/