75 Mall Live Search
08:39 / E Martë, 02 Dhjetor 2025 / AR

Arrestohet në Prishtinë shtetasi i huaj i dyshuar për krim të organizuar, konfiskohen mbi 50 mijë euro, orë rolex dhe veturë

Një person është arrestuar në lagjen Marigona.

Ai dyshohet për përfshirje në krim të organizuar dhe kishte urdhër-arrest edhe nga Suedia.

Lagjja Marigona / 01.12.2025 – 22:30. Njësitë e taskforcës kanë ndaluar dhe arrestuar një mashkull shtetas të huaj, i dyshuar lidhur me një rast krim i organizuar. I njëjti po ashtu kishte edhe urdhërarrest të lëshuar nga shteti i Suedisë. Gjatë kontrollit në shtëpinë ku ishte duke banuar i dyshuari, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 52 480€ para të gatshme, një letërnjoftim i falsifikuar, një patentë shoferi i falsifikuar, 3 telefona celularë, një orë rolex, dy DVR të kamerave dhe një veturë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.