75 Mall Live Search
08:57 / E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 / MSH

Arrestohet një i huaj në Lipjan, dyshohet se keqpërdori fëmijët për pornografi

Një shtetas i huaj është arrestuar në Lipjan, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve për pornografi”.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:30, shkruan IndeksOnline.

“Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës”, thuhet në raportin policor.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku edhe u intervistua.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai u dërgua në mbajtje./IndeksOnline/