23:06 / E Hënë, 15 Prill 2019

Arsenali e bënë ‘llugë’ luftën për Champions League

Arsenali arriti të fitonte 1-0 kundër Watfordit në Vicarage Road për të bërë edhe më interesantë luftën për pjesëmarrje në Champions League.

Sulmuesi Pierre Emerick Aubameyang shënoi golin e vetëm në pjesën e parë pas një gabimi të portierit Ben Foster.

Vendësit luajtën me 10 lojtarë për më tepër se 70 minuta pasi sulmuesi Troy Deeney u ndeshkua me karton të kuq.

Me këtë fitore Arsenali ngritet në vendin e 4-të me 66 pikë, një më pak se Tottenhami që është në vendin e 3-të.

Chelsea në të 5-tin ka 66 pikë e Manchester United poashtu qëndron afër me 64 pikë. /Indeksonline/