23:57 / E Premte, 25 Nëntor 2022 / MSH

Avokati Besnik Berisha bëhet gjysh për herë të parë

Avokati i njohur Besnik Berisha është bërë gjysh për herë të parë.

Vajza e tij, Erina, pas pritjes së ëmbël nëntë muajshe, sot u bë nënë për herë të parë.

Ajo mirëpriti në jetë vajzën e saj, Nean.

Ndërkohë, avokati Berisha ka shprehur entuziazmin e tij, duke ndarë në facebook fotografi me doktorin që asistoi në lindjen e vajzës së tij.

“Dr. Ahmet Panxha, doktorri me duar te arta, i cili per shume dekada asistoi ne lindje shume nena, e shpetoi shume jete nenash e foshnjesh kurdo qe kishin komplikime e lindje te veshtira, sot asistoi edhe vajzen time ne lindje, e i uroj mireseardhjen e pare mbeses time Nea!” shkroi Berisha.