75 Mall Live Search
09:14 / E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 / b l

Bajrami: Kushdo që ka prekur votat, kushdo që ka guxuar ta prekë vullnetin e qytetarëve, e ka vendin në burg

Shefja e Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka thënë se kushdo që ka guxuar ta prekë vullnetin e qytetarëve, e ka vendin në burg.

Ajo i ka bërë thirrje urgjente KQZ-së, prokurorisë, policisë dhe institucioneve ligjzbatuese që të veprojnë dhe ta sqarojnë atë çka ka ndodhur në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Jugut.

“Kushdo që ka prekur votat, kushdo që ka guxuar ta prekë vullnetin e qytetarëve, e ka vendin në burg. I bëj thirrje urgjente KQZ-së, prokurorisë, policisë dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese të veprojnë dhe të qartësojnë gjithçka që ka ndodhur në Mitrovicë. Nuk duhet dhe nuk guxon të kalojë si diçka normale një gabim i ashtuquajtur “teknik” në fletëvotime”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka theksuar edhe se askush nuk duhet të frikësohet për ta zbardhur të vërtetën.

“Askush nuk duhet të frikësohet nga zbardhja e së vërtetës. Procesi elektoral është lënduar dhe duhet sa më shpejt të ketë përgjigje dhe përgjegjësi”, përfundon shkrimin Bajrami.