15:22 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Banorët e fshatit Miradi e Ulët në hall nga mbeturinat, kërkojnë ndihmë nga komuna

Ndotja e ambientit, është një nga shqetësimet më të mëdha të qytetarëve.

Shpesh në rrugë, e në afërsi të shtëpive, shohim mbeturina, të cilat rrezikojnë kështu vet jetën e qytetarëve.

Edhe banorët e fshatit Miradi e Ulët e komunës së Fushë – Kosovës, janë në hall nga mbeturinat, shkruan Indeksonline.

Në disa imazhe shihet një deponi mbeturinash, të cilat janë fare pranë objekteve të banimit.

E, për këtë banorët kanë kërkuar nga komuna dhe inspekcioni të dalin në këtë vend dhe të marrin masa ndaj personave të pandërgjegjshëm që hedhin mbeturina vend e pa vend./Indeksonline/