12:36 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Bartomeu i qartë: Valverde edhe sezonin tjetër është trajner i yni

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka zbuluar mendimin e tij në njërën nga çështjet më të mëdha aktuale me të cilat klubi është duke u përballur – e ardhmja e Ernesto Valverdes.

Bartoemu është i bindur që Valverde do të jetë ende në detyrë sezonin e ardhshëm duke e zbuluar këtë në një intervistë për gazetën katalunase ‘Sport’, transmeton portali IndeksOnline.

Bartomeu nuk ka pasur problem për të sqaruar pozitën e tij në situatën e kontratës së Valverdes.

Trajneri është në vitin e tij të dytë në Camp Nou, por ka opsionin për të vazhduar tutje edhe për një tjetër vit.

Sidoqoftë, presidenti i dha fund spekulimeve në lidhje me ardhmen e tij duke ofruar një përgjigje të pastër.

“Ne nuk kemi ndonjë dyshim këtu që Valverde do të jetë trajner i Barcelonës sezonin e ardhshëm. Sigurisht, ne do të flasim me të në kohë. Kështu kemi rënë dakord. Ai është një trajner në të cilin kemi shumë besim. Ai është duke bërë një punë të mrekullueshme. Ai është një person inteligjent, e di sistemin e lojës së Barcelonës dhe menaxhon ndeshjet në mënyrën që ne dëshirojmë”, u përgjigj Bartomeu duke bërë të qartë dëshirën e tij që Valverde të vazhdojë si trajner i ardhshëm i Barcelonës./IndeksOnline/