19:02 / E Premte, 29 Maj 2020 / indeksADMonline

Bebe Rexha e prekur nga vdekja e George Floyd: Kjo duhet të ndryshojë

Bebe Rexha ka reaguar pas vrasjes së afro-amerikanit, George Floyd.

Vrasja ndodhi në Minneapolis dhe u konsiderua si një akt terrorist, ndërsa videot e ngjarjes u bën virale.

Këngëtarja shqiptare në një postim në Instagram është shprehur e prekur duke thënë se askush nuk duhet të vritet për shkak të ngjyrës së lëkurës.

“Askush nuk duhet të ndihet i pasigurt në këtë vend. Askush nuk duhet të vritet për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre. Ajo që ndodhi me George Floyd dhe shumë burra dhe gra të tjerë të zi është e papranueshme. Zemra ime është e rëndë së bashku me të gjithë të tjerët duke lënduar. Nënshkruaj peticionin. Kjo duhet të ndryshojë”, ka shkruar Bebe Rexha.

Reagime të ndryshme ka patur poashtu nga shumë emra të njohur dhe në rrjetet sociale./Indeksonline/