12:04 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Beyonce i bën dhuratë Kim Kardashianit

Kim Kardashiani mori një dhuratë të madhe nga diva e muzikës, Beyonce.

Këngëtarja e njohur i dhuroi yllit televiziv një kuti me veshjet e saj të reja sportive “Ivy Park X”, që u promovua më herët këtë muaj.

39-vjeçarja, Kardashian e entuziazmuar shfrytëzoi Instagramin për të falënderuar yllin e hitit “Who Run The World”.

“Mezi po pres të shoh çfarë ka brenda”, ka thënë Kimi.

Në një tjetër video Kimi shprehet se nuk mund të presë derisa t’i vesh ato.

“Ato janë të mrekullueshme, faleminderit Beyonce, faleminderit ‘Adidas’”!

Fillimisht Beyonce promovoi koleksionin “Ivy Park X” në vitin 2016, për ta ripromovuar në fillimi të janarit të këtij viti./Indeksonline/