08:43 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / OSH

Biden do t’u kërkojë amerikanëve që për 100 ditë të mbajnë maskën

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden ka thënë se do t’i kërkojë amerikanëve që të mbajnë maska në 100 ditët e para të administratës së tij për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ai i ka thënë CNN se beson se do të ishte “reduktim i rëndësishëm” i rasteve të COVID-19 nëse çdo amerikan mban fytyrën të mbuluar, njofton Klan Kosova.

SHBA ka regjistruar 14.1 milionë dhe 276,000 vdekje nga COVID-19.

“Ditën e parë të inaugurimit do t’i kërkojë popullit mbajtjen e maskës për 100 ditë. Vetëm një 100 ditë, jo gjithmonë”.