16:54 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Bildt për taksën: “Hap i mirë nga Albin Kurti, BE-ja të ndërhyjë”

Vendimi i djeshëm i kryeministrit, Albin Kurti për heqjen e taksës pjesërisht ka marrë përkrahjen e ish-kryeministrit suedez, Carl Bildt.

Sipas tij, ky hap i kryeministrit Kurti është hap i mirë dhe se tash duhet Serbia duhet të ndërmarr një hap të ngjashëm, transmeton Indeksonline.

“Hap i mirë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Pa dyshim se s’do të bënte dëm edhe një hap i ndërmarrë nga Serbia për ta rinisur dialogun. Dhe BE-ja duhet të jetë e gatshme të ndërhyjë e të ndihmojë”, ka shkruar ish-kryeministri suedez në profilin e tij në Twitter.

Vendimin për heqjen e pjesshme të taksës e ka quajtur gabim serioz, I dërguar Special i presidentit Donald Trump, Richard Grenell. Ai tha se këtë se përkrahë ShBA-ja dhe se duhet që të hiqet taksa plotësisht.

Kurse, shtetet e BE-së e kanë përshëndetur vendimin e kryeministrit, Albin Kurti./Indeksonline/