17:01 / E Hënë, 10 Qershor 2019

Blen një biletë lotarie, fiton 2 milionë euro

Një fitim marramendës në Abrruzo të Italisë, ku u fituan 2 milionë euro me një biletë gërvisht dhe fito. Gjithçka në sajë të një bilete të blerë në një pikë të qendrës historike të Sulmona.

Pasi u sigurua për fitoren shkoi në lokalin më të afërt dhe i qerasi të gjithë.

Fitorja e majmë ndodhi mëngjesin e kësaj të diele në via Mazzara në një pikë shitje biletash të cilën Rosa Maria Savino e drejton bashkë me të shoqin Antonio.

Gruaja shpjegoi se klienti e bleu biletën për 20 euro, ku pas gërvishtjes nisi të ulërasë nga gëzimi, “Më duket se kam fituar”.

Rosa Maria i dha një gotë me ujë fituesit që të mblidhte veten, i cili më pas telefonoi direkt gruan dhe e lajmëroi se kishte fituar. /noa.al/