75 Mall Live Search
10:22 / E Enjte, 08 Tetor 2026 / S Z

Bllokimi i minatorëve, Ramadani: Duhet të ketë përgjegjësi nga qeveria

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar përgjegjësi për rastin e ngujimit të minatorëve të “Trepçës”.

Pas disa orëve të qëndrimit në horizontin e 11-të të minierës në Stantërg, 63 minatorët kanë arritur të dalin nëpër rrugët emergjente, pasi ata ishin bllokuar si pasojë e një defekti me energjinë elektrike.

“I lumtur që 63 minatorët shpëtuan. Do të kërkoj përgjegjësi nga qeveria. Kjo nuk ishte hera e parë që minatorëve tanë – krenarisë së nëntokës së Kosovës – u ndodh të ngujohen në qindra metra thellësi. Problemi me energji elektrike nuk duhet të trajtohet si problem teknik. Asessi. Përgjegjësi duhet të ketë”, ka shkruar Ramadani.