11:31 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Bllokohet nga kolonat e gjata rruga “Agim Ramadani”, qytetarët kritikojnë komunën për punime të ngadalta

Komuna e Prishtinës në muajt e fundit është duke bërë punime të shumta nëpër rrugët e kryeqytetit.

Mirëpo jo rrallë herë qytetarët ankohen se këto punime kryhen ngadalë e duke shkaktuar kështu telashe për qarkullimin e tyre.

Njëra ndër rrugët më të frekuentuar në kryeqytet, ajo “Agim Ramadani”, aktualisht është e mbingarkuar me vetura, e me kolona të gjatë. Kjo për shkak të punimeve që po bëhen.

Ndërsa qytetarët shprehen të shqetësuar dhe kritikojnë komunën për punimet që po bëhen sipas tyre me ritëm të ngadaltë të punës.

IndeksOnline ju sjell pamje: