11:56 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

“Bodybuilderi” kosovar fton për protestë sportistët: “Kjo qeveri s’di çka është sporti”

“Bodybuilderi” i njohur kosovar, Arsim Kullashi, ka thirrur në protestë sportistët para Qeverisë.

Ai përmes një postimi në “Instastory” pretendon se Qeveria e tashme nuk e di se çka është sporti, transmeton Indeksonline.

“Krejt sportistët të premten para Qeverisë. Kjo qeveri po get nuk e dinë se çka është sporti nuk ia dinë vlerën, çdo sportist ka imunitet, këta ia fusin qaty mbylleni ku po shkoni o njerëz”, ka shkruar Kullashi./Indeksonline/