18:25 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Bora toksike e zezë mbulon qytetin rus

Autoritetet në Siberi janë alarmuar për nivel të ndotjes pasi një qytezë e tërë është mbuluar nga bora me ngjyrë të zezë.

Kjo vjen si shkas i fabrikave të shumta të qymyrit në rajonin industrial të Kemerovos. Qyteza Prokopyevks nuk i ka shpëtuar pëlhurës së errët e cila i ka dhënë një pamje mjaft trishtuese.

Pasi fotot u postuan në rrjetet sociale, një komentues shkroi: “Kështu duket bora në ferr?”.

Një tjetër banor ka shkruar “Ndihmë” mbi borë dhe ka postuar foton në Facebook, si për t’i bërë thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë.

Kiselevsk

Zona e Kemerovos është e famshme për faktin që udhëheq industrinë e qymyrit në Rusi, por edhe për një prej pistave më të mira të skive, të cilat deri tani i kanë shpëtuar “ngjyrosjes”.

Gjithsesi errësimi i dëborës ka bërë që prokurorët të nisin një hetim për ndotjen e ambientit, pasi mediat lokale fajësojnë fabrikat për shkelje të kushteve të punës. /IndeksOnline/