10:30 / E Shtunë, 28 Mars 2020 / indeksADMonline

Bulliqi: Disa media po manipulojnë, s’kam dhënë dorëheqje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka deklaruar se ai nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita si Kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.

Ai përmes një statusi në Facebook tha se për shkak të pozicionit të ri në Kuvendin e Kosovës ka kërkuara mendimin e A.A.K dhe Zyrës Ligjore në Kryeministri lidhur me atë se a ka konflikt interesi për ta ushtruar këtë detyrë.

Sipas tij ai do të vazhdojë punën së bashku me anëtarët e tjerë të komisionit, normalisht.

Statusi i tij i plotë:

Te dashur qytetarë,

Për hir të manipulimeve mediatike e politike që po bëhen ditëve të fundit nga disa media të shkruara e eksponentë politikë, ju bëj me dije juve dhe opinionin publik se unë si Kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, nuk kam dhënë asnjë dorëheqje nga kjo pozitë.

Për shkak të pozicionit tim të ri në Kuvendin e Kosovës kam kërkuar mendimin e A.A.K. dhe Zyrës Ligjore në Kryeministri, lidhur me atë se a ka konflikt interesi për ta ushtruar këtë detyrë.

Me një fjalë ne vazhdojmë punën tonë së bashku me anëtarët e tjerë të komisionit, normalisht. Me respekt!