16:03 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Bulliqi këmbëngulë që të mbahen zgjedhjet në Podujevë

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi ka mbajtur një fjalim para deputetëve në seancën e re, duke kërkuar që  të mbahen zgjedhjet në Podujevë, raporton IndeksOnline.

Bulliqi që është kandidatë nga radhët e Vetëvendosjes për kryetar të Podujevës, ka thënë se shtyrja e këtyre zgjedhjeve, nuk po bëhen ngase institucionet  e vendit po kujdesën për shëndetin e qytetarëve, në kohën  kur vendi po përballet me Covid-19.

Ai ka komentuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, duke thënë se ky është një sinjal i keq për vendin.

“Bllokimi i mbajtjes së zgjedhjeve në Podujevë nuk po bëhet për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Presidenti po bllokon ato që në njëfarë mënyrë t’i bëj favor LDK-së”, tha Bulliqi.

Sipas tij sado që të shtyhen këto zgjedhje, nuk do të mund të shmangin fituesin e këtyre zgjedhjeve, kurdo që të ndodh.