08:41 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

Burri ecë 600 metra mbi vullkanin aktiv, përmes një teli çeliku

Nik Wallenda 41- vjeçar, eci 600 metra përgjatë një teli çeliku mbi vullkanin aktiv Masaya në Nikaragua – duke realizuar marifetin më të rrezikshëm në karrierën e tij.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Masaya është një nga tetë vullkanet në botë që ka një liqen të llavës aktive, ndërsa gjeneron nxehtësi prej rreth 1100 gradë Celsius.

Wallenda ishte i ngjitur gjatë gjithë kohës në një parzmore të sigurisë, dhe duhej të kalonte nëpër kushte të mjegullta atmosferike, ndërsa lëvizjet e tij gjurmoheshin nga kamera speciale termike.

“Sytë e mi filluan të digjeshin”, thotë Wallenda edhe pse mbante syze për t’u mbrojtur.

“Faleminderit Zotit që nuk filluan të mjegulloheshin”, shtoi ai.

Ai gjithashtu rrezikoi të digjej nga acidi koroziv ndërsa avulli ujit përzihet me dioksidin e squfurit.

“Është gjithashtu qesharake të shohësh pamjen e një vullkani këto ditë”, ka thënë ndër tjerash Wallenda.