Çfarë po ndodh me Gjesti? Pamja e fundit ngre pikëpyetje për shëndetin e tij
Këngëtari Gjesti ka shqetësuar fansat me një video të publikuar së fundmi në Instagram Story.
Në video, ai shihet duke bërë inhalim përmes një nebulizatori, ndërsa nuk ka dhënë ndonjë sqarim lidhur me arsyen e përdorimit të pajisjes.
Pamja ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë shprehur shqetësim për gjendjen e këngëtarit.
Gjesti, deri më tani, nuk ka bërë të ditur nëse bëhet fjalë për ndonjë shqetësim shëndetësor apo për një trajtim të përkohshëm./IndeksOnline/

