Challandes fton futbollistë nga liga e dytë e Zvicrës
Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka ftuar dy futbollistë të rinjë për ndeshjet miqësore me Guinenë dhe Gambinë. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që Mersim Asllani dhe Lavdrim Hajrullahu janë ftuar nga ekipi Stade Lausanne-Ouchy. Asllani është 21 vjeç, mesfushor, ndërsa Hajrullahu, 23 vjeç mbrojtës. /Indeksonline/
Copy and paste this URL into your WordPress site to embed
Copy and paste this code into your site to embed