18:21 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

Çifti me sindrom Down realizojnë dasmën magjike falë dashurisë për njëri-tjetrin

Gjithkush meriton të njehet i dashuruar. Njerëzit mund të kuptojnë se ata që kanë sindromën Down mund të përpiqen që të gjejnë partnerët e tyre të përsosur për martesë, por në realitet, ashtu si çdo njeri tjetër, individët në këtë gjendje mund të martohen dhe të kenë një jetë të lumtur.

Ka shumë shembuj të çifteve me sindromën Doën që martohen dhe njëri prej tyre është dhe Polly Gibson dhe Joe Minogue, të cilët kurorëzuan dashurinë e tyre me një martesë unike, me 200 të ftuar, transmeton Indeksonline.

“Gjëja më e madhe në jetë është të duash dhe të të duan”, tha Polly Gibson.

Polly studioi në ‘Central Sussex College ‘ në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo u takua me Joe gjithashtu një student në të njëjtin kolegj, ku u tërhoqën nga njëri-tjetri.

“Ata vazhdimisht kontrollojnë njëri-tjetrin, ndihmojnë njëri-tjetrin, janë shumë të sjellshëm dhe të zhytur në mendime për njëri-tjetrin.Polly është njeriu kryesor. Ai e adhuron atë, janë krejtësisht të qetë pranë njëri-tjetrit”, tha nëna e Polly-t, Janet Gibson./Indeksonline/