Cili duhet të jetë zëvendësuesi i Aro Muriqit? Këto janë statistikat e Bekajt, Saipit dhe Malokut
Kombëtarja e Kosovës ndeshjen e parë gjatë këtij muaji në kualifikuese për Kupën e Botës 2026 e zhvillon ndaj Sllovenisë..
Në këtë ndeshje do të jetë një mungëse e madhe për Franco Fodan. Është portieri, Aro Muriq, që s’është i gatshëm për këtë përballje shkaku i suspendimit, shkruan Indeksonline
Për këtë ndeshje, Foda ka ftuar tre portierë: Visar Bekajn, Amir Saipin dhe Faton Malokun.
Tre portierët kanë statistika mesatare, në krahasim me ato të Muriqit, që luan në një ligë të fortë, si Serie A (Sassuolo).
Visar Bekaj luan te skuadra turke Hatayspor dhe në katër ndeshjet e fundit, ka pranuar nëntë gola, kurse ka bërë 16 pritje. Një mesatare e vlerësimit është 6.9.

Amir Saipi që luan te Lugano në Zvicër, ndeshjen e fundit ishte hero i klubit të tij. Duke i pritur penalltinë Xherdan Shaqirit.
Ai bëri shtatë pritje në ndeshjen ndaj Baselit dhe u vlerësua me notën 8.9.

Kjo ishte ndeshja e tij e parë pas 11 mungesave në formacionin e Luganos dhe Kosovës.
Faton Maloku, është portieri më i mirë në Superligën e Kosovës.
34-vjeçari së fundmi po tregon klasin e tij në ndeshjet me Dritën në UEFA Conference League.
Dhe nëse flasim për tri ndeshjet e fundit, ai ka pranuar vetëm dy gola, duke bërë kështu tetë pritje.
Nota mesatare është 7.5.

Të shtunën, Kosova luan ndaj Sllovenisë – kurse pas tri ditësh ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri”./Indeksonline/

