Çitaku: VV-ja ka kundërshtuar dhe bllokuar çdo përpjekje për zhvillim
Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, në mënyrë aktive dhe shpeshherë edhe me dhunë, ka sabotuar çdo iniciativë të institucioneve për ndërtimin e kapaciteteve energjetike në vend.
Sipas Çitakut, pavarësia energjetike nuk është vetëm çështje ekonomike, por është çështje e sigurisë kombëtare.
Postimi i plotë:
Lëvizja VV prej ditës së parë si parti politike, në mënyrë aktive dhe shpeshherë edhe me dhunë, ka sabotuar çdo iniciativë të institucioneve të Republikës së Kosovës për të ndërtuar kapacitetet tona energjetike.
Nga termocentrali “Kosova e re” e deri te projekti amerikan i gazpërçuesit, VV-ja ka kundërshtuar dhe bllokuar çdo përpjekje për zhvillim.
Sot, pavarësia energjetike nuk është vetëm çështje ekonomike. Është çështje e sigurisë kombëtare.
Ata e bllokuan Kosovën, i rënduan familjet dhe prodhuesit vendorë me çmime të papërballueshme dhe pasuruan mafien energjetike.
Nagipi e Martini janë vetëm maja e ajsbergut, rrënjët duken shumë më të thella.
Më 28 dhjetor kësaj mendësie i vjen fundi.
Ata po e shohin, prandaj janë në panik./Indeksonline/

