08:22 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Costa: Në fillim kishim dyshime mbi Ronaldon

Futbollisti brazilian i Juventusit, Douglas Costa nuk ka besuar që Cristiano Ronaldo do të ketë impakt në ekip kaq shpejtë.

Costa beson që futbollisti portugez ka arritur ta përmirësojë Juventusin në çdo aspekt, transmeton Indeksonline.

“Sapo arriti, ekipi u përmirësua në çdo aspekt. Kontributi i tij është i dukshëm. Ai shënon gola çdo javë, ai ka sjellë tifozë më shumë në stadium dhe ne shpresojmë të fitojmë tituj me të” u shprehë Costa për ‘De Sola’.

Ronaldo së fundmi pati një performancë magjike kundër Atletico Madridit, ku arriti të shënoi tre gola dhe ta dërgoj skuadrën e tij në çerek-finale të Ligës së Kampionëve./Indeksonline/