75 Mall Live Search
16:28 / E Mërkurë, 28 Tetor 2026 / S Z

Banka Credins Kosovë thërret Kuvendin e Jashtëzakonshëm, në rend dite rritja e kapitalit

Banka Credins Kosovë Sh.A. ka njoftuar thirrjen e Kuvendit të Përgjithshëm të Jashtëzakonshëm të Aksionarëve, i cili do të mbahet më 29 tetor 2026, duke filluar nga ora 12:00, në adresën Rruga Vaso Pasha, nr. 8, në Tiranë, Shqipëri.

Sipas njoftimit zyrtar të bankës, mbledhja është thirrur me kërkesë të paraqitur nga bordi i drejtorëve të shoqërisë. Në rendin e ditës janë përfshirë dy çështje kryesore: kërkesa për rritjen e kapitalit të Bankës Credins Kosovë Sh.A. dhe propozimi për miratimin e vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të bankës.

Banka ka bërë të ditur se aksionarëve që, për arsye objektive, nuk mund të jenë fizikisht të pranishëm, do t’u mundësohet pjesëmarrja përmes platformës online, e cila do të vihet në dispozicion nga banka.