21:13 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Dani Alves lë anash modestin, e cilëson vetën si një kampion të vërtetë

Dani Alves ka thënë se ai klub që do ta blejë atë do të blejë një kampion të vërtetë.

Ish-mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Dani Alves thotë se klubi i tij i ardhshëm do të nënshkruajë një kampion të vërtetë këtë verë, transmeton Indeksonline.

Braziliani ka qenë shumë i përfolur me një lëvizje në Premier League dhe raportet gjatë fundjavës pohuan se Arsenali kishte arritur një marrëveshje me Alves për ta nënshkruar atë si një transferim i lirë.

Ndërsa këto raporte mbeten të pakonfirmuara, besohet se Alves është i hapur për një kalim në Angli, ai luajti nën drejtimin e  Unai Emery gjatë sezonit të tij të parë në Paris. Alves pritet të konfirmojë klubin e tij të ri në dy javët e ardhshme, por braziliani thotë se kudo që shkon ata do të nënshkruajnë një fitues të vërtetë.

“Tani jam i lirë, por ende kam shumë për të bërë në karrierën time”, tha Alves. “E vetmja gjë që mund të them është se klubi që do të më transferojë, do të transferojë një kampion të vërtetë”./Indeksonline/.