Dashuria nuk njeh moshë/ Çifti i Hollivudit me diferencë 18-vjeçare shfaqen më të lumtur se kurrë
Një çift i artë në Hollywood, Maxwell Caulfield dhe Juliet Mills, me një diferencë moshe prej 18 vitesh dukeshin shumë të dashuruar gjatë një shëtitjeje të këndshme.
Ai ishte vetëm 21 vjeç dhe ajo 39 vjeçe kur u takuan, por kjo nuk i ndaloi të ecnin drejt altarit në vitin 1980, transmeton Indeksonline.

Ky çift u takua duke luajtur role kryesore në shfaqjen “Njeriu elefant” dhe madje luajti në një episod të shfaqjes së viteve ’80 “Hotel”.
Ajo është ylli i filmave The Rare Breed dhe Avanti!, ndërsa ai u bë i famshëm duke luajtur përkrah Michelle Pfeiffer në filmin e vitit 1982 Grease 2, i ndjekur nga roli i Miles në Dynasty.
Ata janë të martuar prej 45 vitesh, duke dëshmuar që mosha është thjeshtë numër./Indeksonline/


