18:02 / E Diele, 07 Gusht 2022 / Gj. Sh

De Ketelaere shënon tre gola me fanellën e Milanit (VIDEO)

Skuadra e Milanit sot ka zhvilluar një tjetër ndeshje miqësore kundër skuadrës së Serie C, Pergolettese.

Skuadra e Stefano Piolit arriti fitore me rezultatë të thellë 7-1, shkruan Indeksonline.

E në këtë ndeshje transferi i ri Charles De Ketelaere ka shënuar një het-trik brenda 26 minutave lojë.

Golat tjera në këtë takim për Milanin i kanë shënuar Marko Lazetic me dy gola, Tommaso Pobega dhe Yacine Adli.

Kuqezinjtë po ashtu u përballën kundër skuadrës së Serie B, Vicenza, në një miqësore gjatë të shtunës ku fituan me rezultat 6-1.

Ndeshjen e radhës Milani e luan me skuadrën e Udineses me 13 gusht, takim ky i vlefshëm për javën e parë të Serie A./Indeksonline/