22:33 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

De Ligt i thotë përfundimisht “JO” Barcelonës

Matthijs de Ligt është futbollisti më i kërkuar gjatë merkatos së verës.

Barcelona kishte shprehur interesim të madh për të por talenti i ri holandez nuk preferon të bashkohet me shokun e tij, De Jong.

Agjenti i tij Mino Raiola ka falënderuar Barcën për interesimin por që klienti i tij do të shikoj një zgjidhje tjetër.

Për De Ligt janë të interesuar skuadra të mëdha si PSG, Juventus e Bayern Munchen por nuk përjashtohet edhe Manchester United.

Tashmë Barcelona duhet të shikoj një zgjidhje të re për mbrojtjen. /IndeksOnline/