Debuton për herë të dytë Muriqi, Fenerbahçe siguron play-offin e Ligës së Kampionëve
Fenerbahçe ka siguruar biletën e play-offit të Ligës së Kampionëve.
Ata mposhtën Sturm Grazin me rezultat minimal 0-1 pas golit të Anderson Taliscas, duke e bërë rezultatin e përgjithshëm 0-3 pas fitores në ndeshjen e parë me rezultat 2-0.

Në këtë ndeshje u aktivizua edhe Vedat Muriqi, i cili u fut në minutën e 77-të duke e bërë debutimin e dytë me fanellën e gjigantit turk.
Fenerbahçe, në play-off përballet me fituesin e ndeshjes Lyon-Sparta Pragë./IndeksOnline/

