Deputeti Hyseni: Gëzuar për rifillimin e punimeve në magjistralen Podujevë-Prishtinë
Tash e pesë vite qytetarët e komunës së Podujevës janë duke u përballur me kolona e pritje të mëdha për t’u kthyer nga Prishtina në shtëpi, shkruan IndeksOnline.
Punimet në magjistralën Podujevë-Prishtinë të cilat u zvarritën me vite të tëra pati edhe ankesa për cilësinë e tyre.
Por siç duket pritjeve po iu vije fundi.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Podujeva, Driton Hyseni, bëri të ditur se kanë rifilluar punimet për zgjerimin e magjistrales Podujevë-Prishtinë në dy korsi.
“Gëzuar për rifillimin e punimeve e punë të mbarë, në magjistralen Podujevë-Prishtinë!”,shkroi ai./IndeksOnline/