00:39 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Aliu: Fëmija i pambrojtur vdiq mizorisht, vetëm se ishte Rom apo se ishte i varfër?!

Vrasja e 9 vjeçarit ka ngjallur shqetësime të shumta. I fundit që ka reaguar për këtë çështje është deputeti i LVV-së, Liburn Aliu.

“Nuk po mundem të kuptoj se si është e mundur që një i arrestuar për përdhunim të fëmisë dhe që e pranon veprën në hetuesi, të lirohet në procedure të rregullt nga prokurori”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në facebook, shkruan Indeksonline.

Sipas tij drejtësia në vendin tonë ka degrader si në fusha tjera.

”Lirimi i një përdhunuesi sistematik të një fëmije në start do të thotë inkurajim për përdhunimin dhe në rastin e fëmisë rom e të varfër në Fushë Kosovë, tha vdekje”.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Nuk po mundem të kuptoj se si është e mundur që një i arrestuar për përdhunim të fëmisë dhe që e pranon veprën në hetuesi, të lirohet në procedure të rregullt nga prokurori.
Gjatë kohës sa kam qenë si i burgosur në burgun hetues në Lipjan në vitin 1997, në mesin e të burgosurve për vepra ordinere kanë qenë dy raste me akuza për tentim përdhunimi të fëmijëve. Njëri madje ka qenë polic. 
Edhe pse bëhej fjalë për burgje dhe gjykata serbe që në thelb ishin të padrejta, as që ka mundë të mendohej që atyre të akuzuarve për përdhunim të mund tu ndërpritej paraburgimi edhe pse akuzoheshin për vepër në tentativë. Dhe edhe sikur të dënoheshin me denim më të ulët se 5 vite nuk mund të mendohej se do të mund të liroheshin në mbrojtje në liri.
Tek ne, drejtësia ka degraduar njejtë si të gjitha fushat tjera të shtetit dhe degradimi në drejtësi sjell vdekjen e të pafuqishmit. Lirimi i një përdhunuesi sistematik të një fëmije në start do të thotë inkurajim për përdhunimin dhe në rastin e fëmisë rom e të varfër në Fushë Kosovë, tha vdekje.
Fëmija i pambrojtur vdiq mizorisht ditë më parë dhe shteti nuk i doli në mbrojtje. Nuk di a vetëm se ishte Rom apo se ishte i varfër, apo të dyja.