Devolli Logistic System (DLS) SH.P.K. shpall konkurs për Brand Menaxher/e për Espresso – HoReCa – 3 pozita në Prishtinë
Devolli Logistic System (DLS) SH.P.K. me veprimtari kryesore afariste shitjen dhe distribuimin e produkteve ushqimore, përkatësisht produkteve të kafesë dhe miellit, shpall:
KONKURS PUNE
Titulli i Pozitës: Brand Menaxher/e për Espresso – HoReCa – 3 pozita
Lokacioni: DLS Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë e pozitës:
• Menaxhimi dhe zhvillimi i kategorisë së kafesë Espresso në kanalin HoReCa në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
• Zbatimi i planit të shitjes dhe sigurimi i arritjes së objektivave mujore të përcaktuara.
• Menaxhimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe identifikimi i klientëve të rinj potencialë.
• Prezantimi, promovimi dhe shitja e produkteve të kafesë Espresso tek klientët e kanalit HoReCa.
• Negocimi i marrëveshjeve me klientët kryesorë dhe zhvillimi i bashkëpunimit afatgjatë.
• Monitorimi i prezencës dhe pozicionimit të produkteve në treg dhe në lokalet e klientëve.
• Analizimi i shitjeve, stokut, furnizimeve dhe rezultateve të shitjes.
• Identifikimi i mundësive për rritjen e shitjeve dhe zgjerimin e prezencës së produkteve në treg.
• Përcjellja dhe raportimi mbi konkurrencën, çmimet, ofertat dhe trendet e tregut në kanalin HoReCa.
• Prezantimi i produkteve të reja dhe risive të kompanisë tek klientët ekzistues dhe potencialë.
• Menaxhimi i porosive dhe koordinimi me ekipet përkatëse për furnizim efikas dhe optimizim të transportit.
• Monitorimi i pagesave dhe menaxhimi i arkëtimit të borxheve të klientëve.
• Përgatitja e raporteve dhe parashikimeve të shitjes dhe të ardhurave.
• Bashkëpunimi dhe mbështetja e ekipit të shitjes në realizimin e objektivave në kanalin HoReCa.
• Respektimi dhe zbatimi i politikave dhe procedurave të kompanisë.
• Kryerja e detyrave të tjera profesionale sipas kërkesës së mbikëqyrësit të drejtpërdrejtë.
Kualifikimet e kërkuara:
• Përvojë pune 3-5 vite në shitje, menaxhim të shitjes ose në sektorin HoReCa (e preferueshme).
• Përvojë në menaxhimin dhe udhëheqjen e ekipit të shitjes.
• Aftësi të zhvilluara negociuese dhe komerciale.
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizimi dhe bashkëpunimi.
• Patentë shoferi – Kategoria B (obligative).
PROCEDURA PËR APLIKIM:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me dokumentet përcjellëse më së largu deri më datë 10.09.2026, në adresën elektronike: hr@dls-ks.com, duke përcaktuar në subjekt pozitën për të cilën aplikoni.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.

