20:18 / E Premte, 03 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Digjet një veturë në Duhël të Suharekës

Një veturë është përfshirë nga zjarri sot, para pak çastesh.

Indeksonline raporton se rasti ka ndodhur në autostradën Ibrahim Rugova, në aksin Suharekë-Malishevë, përkatësisht në fshatin Duhël.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet se pjesa e përparme e veturës është djegur e tëra.

Ndërkohë, akoma nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky incident.