16:56 / E Martë, 19 Tetor 2021 / OSH

Digjet një veturë në Podujevë, bllokohet gjysma e rrugës

Një veturë ka marrë flakë para pak minutash në rrugën Dumosh-Prishtinë.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, si pasojë e djegies së veturë, është bllokuar gjysma e rrugës.

Në vendin e ngjarjes tanimë kanë dalë edhe zjarrëfikësit.

Nuk raportohet për të lënduar./IndeksOnline/