13:22 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

Dita e tretë, Hashim Thaçi vazhdon të intervistohet, në Hagë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka arritur në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, në Hagë, ku edhe sot do të intervistohet – për të tretën ditë me radhë – nga prokurorët e kësaj zyre.

Dje, ashtu sikur edhe një ditë më parë, Thaçi është intervistuar për plot gjashtë orë.

Gjatë ditës së djeshme ai nuk është deklaruar për media as para as pas intervistimit.