Dogana zbarkon në argjendaritë e Pejës

Zyrtarë të Doganës së Kosovës kanë realizuar sot një aksion në komunën e Pejës. Burime të IndeksOnline pohojnë se aksioni është realizuar në pazarin e njohur si “Çarshia e Gjatë”, më saktësisht të disa argjendari të kësaj pjese të qytetit. Akoma nuk dihen arsyet e aksionit. IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar…