10:02 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Dragash: Para 4 muajsh ia kishte vrarë qenin, policia e arreston shtetasin shqiptar

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Restelicë të Dragashit më 31 mars të këtij viti. Njq shtetas i Shqipërisë kishte vrarë me armë K-47 një qen, dhe policia pas  gati katër muajve ka arritur ta ndaloj dhe arrestoj atë, transmeton IndeksOnline.

Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti  me datën e cekur me një armë AK-47,  për arsye të pa njohura, i kishte vrarë qenin viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thekson raporti./IndeksOnline/